Aksident në autostradë, shqiptari flet nga shtrati i spitalit: Fat që jam ende gjallë

Oct 10, 2018 | 8:17
SHPËRNDAJE

Ka shpetuar per mrekulli nga vdekja pas nje aksidenti ne autostrade, shqiptari qe ishte nisur me taksi per t’u kthyer ne atdhe.

Taxi-Unfall1

Mediat gjermane shkruajne se shqiptari Armend Kameri ndodhet ne shtratin e spitalit, por per fat mundet ende qe te buzeqeshe.

“Nuk është ndonjë çudi, unë jam ende gjallë”, ka thene punëtori i i picerisë për “Blick”.

Aksidenti nga i cili doli gjalle ndodhi ne Rothrist AG, nderkohe qe drejtuesja e mjetit ku kishte hipur gjeti vdekjen ne vend.

Ishte nata e se henes kur Armendi, shtetas i Kosoves, porosit një taksi për t’u kthyer në shtëpi në rrethinën e Bazelit, e mandej do merrte tren per ne aeroport.

“Doja të shkoja në stacionin e trenit në Olten dhe pastaj të vazhdoja me tren për në aeroportin e Cyrihut. Doja të shkoj në vendlindje për një udhëtim të shkurtër”- tregon ai.

Ai tregon se gjithcka shkoi mire deri ne autostradën A1 në drejtim të Cyrihut, pak para daljes Rothrist, ku ndodhi edhe aksidenti.

I riu tregon se ne kete moment ndjeu qe makina Mercedes levizi majtas-djathas pa e kuptuar perse. Me pas erdhi perplasja e forte me anesoret e rruges.

“Makina u rrotullua dhe u ndal, duke qendruar ne ane. E gjitha ndodhi shumë shpejt”- thote ai, duke shtuar se taksisten e pa te shtrire pertoke pa shenja jete. “Kishte lëndime serioze në kokë”- thote ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura