Aksident në aksin Shëngjin-Lezhë, përplasen dy makina! Detajet nga policia

Jul 25, 2021 | 16:54
SHPËRNDAJE
aksident lezhe
Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Shëngjin Lezhë.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Dëmtime të lehta kanë marrë dy pasagjere në këto makina por pa rreziqe për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Shengjin-Lezhë ,në afërsi të një lokali janë përfshirë në një aksident rrugor 2 mjete. Kanë marrë dëmtime 2 shtetase ,të cilat ndodheshin pasagjere në këto mjete. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje , po kryhen veprimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura