Aksident në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, dy të plagosur

Jun 15, 2018 | 20:33
SHPËRNDAJE

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prrenjas –Qafë Thanë.

Shtetasi P.D., 49 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 977AB, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me targa AA 226EV, me drejtues shtetasin H.L., 64 vjeç, banues në Korçë.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Si pasojë e këtij aksidentit janë aksidentuar shtetaset: V.L.,62 vjeçe dhe N.L., 32 vjeçe, banuese në Korçë, të cilat ishin pasagjere në mjetin me targa AA 226EV.

Të dëmtuarat menjëherë janë dërguar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut, ku paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit të jetë lagështia në rrugë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura