Aksident në aksin Pogradec-Korçë, humb jetën kalimtari. Policia shoqëron drejtuesin e mjetit nga Tirana

Sep 22, 2019 | 8:10
SHPËRNDAJE

Një i moshuar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

ambulanza-notte-699x450

Policia lokale bën me dije se viktima Z.L, banues në fshatin Vërdovë ishte këmbësor në rrugë. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, një 35 vjeçar banues në Tiranë.

Informacion paraprak.

Më datë 22.09.2019, rreth orës 04.00, në rrugën Pogradec-Korçë, në fshatin Gështenjas, shtetasi A.Sh, 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetasin Z.L, 89 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, këmbësor në rrugë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi Hetimor, po punon për sqarimin e rrethanave  të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura