Aksident në aksin Milot-Mamurras/ Përplasen 4 makina, dy prej mjeteve janë të eskortës së ish-kryeministrit Berisha (Video)

Nov 26, 2021 | 20:43
SHPËRNDAJE

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Mamurras ku janë përfshirë 4 automjete.

Korrespondenti i Panorama.al raporton se dy prej automjeteve të përfshira dyshohet të jenë e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nga informacionet paraprake, mësohet se janë plagosur lehtë 3 persona të cilët janë dërguar në urgjencën e Laçit për ndihmë mjekësore.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit teksa policia ka shkuar në vendngjarje për të vijuar me hetimet.

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte pasditen e sotme në qytetin e Laçit ku zhvilloi “Foltoren”. Aksidenti masiv ka ndodhur teksa ai po kthehej për në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura