Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot/ Automjeti përplas për vdekje 67-vjeçarin, shoqërohet shoferi i makinës

Dec 5, 2021 | 8:55
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ku një automjet me drejtues shtetasin T. D., 53 vjeç ka përplasur për vdekje këmbësorin E. M., 67 vjeç. 

F

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2021., në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot, një automjet me drejtues shtetasin T. D., 53 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor E. M., 67 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura