Aksident në aksin Elbasan- Metalurgji, përplaset këmbësori

Dec 29, 2019 | 10:29
SHPËRNDAJE

Një 57 vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik që ndodhi mëngjesin e sotëm.

ambulance

Shkaktar ka qenë një automjet tip “Volkswagen” drejtuar nga një burrë nga Tirana.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, shtetasi F.A., 49 vjeç,  banues në Tiranë,  duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur shtetasin P.B., 57 vjeç,  i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan,  për veprimet e mëtejshme.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura