Aksident me vdekje në Tiranë, arabi përplas me makinë një person

Jul 6, 2018 | 18:22
SHPËRNDAJE

Një aksident me një të vdekur ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës mbrëmjen e djeshme. Viktima është i seksit mashkull, por ende i paidentifikuar, njoftoi policia. Ndërsa drejtuesi i makinës që e përplasi është identifikuar si 24-vjeçar arab me iniciale A.A.. Pas aksidentit ai është paraqitur në polici dhe po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

 

Foto ilustruese
Foto ilustruese

“Më datë 06.07.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të huaj arab A.A., 24 vjeç, pasi rreth orës 21:00, në autostradën Tiranë – Durrës ka aksidentuar me pasojë për jetën një person të gjinisë mashkull të paidentifikuar”, njoftoi policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura