Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, 40-vjeçari humb kontrollin e kamionit dhe përmbyset! Pamjet nga vendngjarja

Mar 23, 2023 | 18:04
SHPËRNDAJE

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pasdite në rrugën e Kombit, në aksin Rrëshen-Kukës.

Një kamion ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë, drejtuesi i kamionit, 40-vjeçari Julian Kalliri ka humbur jetën.

Policia e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga shpejtësia me të cilën lëvizte drejtuesi i kamionit, duke bërë që të dalë nga rruga dhe të përmbyset.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura