Aksident me vdekje në Muriqan, rëndë fëmija 3-vjeçar

SHPËRNDAJE

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të martë rreth orës 13:25 në aksin rrugor Shkodër – Muriqan.

Mësohet se ka përplasja e një mjeti tip Golf me targa AA 518 AL me drejtues shtetasin Emirjan Qehaja, 27 vjeç, banues në Shkodër dhe një motorçiklete tip Lifan me targa SH 612 A me drejtues shtetasin Agron Shtogu, 35 vjeç, banues në Shkodër, ka gjetur vdekjen e menjëhershme ky i fundit.

13815245_217729648627035_616695209_n

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Në motorçikletë udhëtonte dhe bashkëshortja e viktimës shtetësja B.Sh, 37 vjeçe, së bashku me fëmijën e tyre S.Sh, 3 vjeç të cilët janë transportuar menjëherë me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër.

13815031_217729685293698_2084921574_n

Fëmija ndodhet në gjendje të rendë për jetën. Ndërsa shtetasja B.Sh ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Veprimet po kryhen me grup hetimor, për të zbardhur shkakun e aksidentit.

13713243_217729711960362_1902623520_n

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.