Aksident me vdekje në Kamëz, humb jetën e moshuara. Detajet e policisë

Apr 10, 2018 | 12:44
SHPËRNDAJE

Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e sotme në Kamëz.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia bën të ditur se një 65 vjeçare ka mbetur pa jetë pasi është përplasur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Skënderbej”.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI

Informacion paraprak.

Me datë 10.04.2017, rreth orës 12:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Kamëz, ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Skënderbej” në Kamëz, mjeti me targë AA 598 DO, me drejtues shtetasin Rezart Koleci ka aksidentuar një këmbësore shtetasen D.D., rreth 65 vjeçe.

Për pasojë shtetësja D.D., ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura