Aksident me vdekje në aksin Berat-Fier/ Makina përplas punonjësin e mirëmbajtjes së rrugës dhe largohet nga vendngjarja

Jun 28, 2022 | 23:57
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Fier. Një makinë ka përplasur një punonjës rruge dhe është larguar nga vendngjarja.

aksident-ne-levan-tepelene-1114x720
Foto ilustruese

Sipas News24, si pasojë e përplasjes, punëtori i një firme ka ndërruar jetë. Viktima identifikohet si Mentor Lama nga fshati Thumanë rreth 45-vjeç.

Mjeti qe e goditi mësohet të jetë tip Peugeot me targa AA 067 GM. Policia është nisur drejt vendngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura