Aksident i shumëfishtë në aksin Kavajë-Durrës/ Dy persona përfundojnë në spital, ja gjendja e tyre shëndetësore

Sep 25, 2022 | 20:45
SHPËRNDAJE

Një aksident i shumëfishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor, Kavajë-Durrës.

aksidentielbasan
Foto ilustruese

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur dy persona, shtetasit V.R. dhe E.S. Ata janë transportuar menjëherë në spital, ku sipas policisë, janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.09.2022, në rrugën Kavajë – Durrës, janë përplasur mjetet me drejtues shtetasit E. R., Z. S., A. Sh., dhe Xh. H.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët shtetasit V. R., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura