Aksidenti tragjik, ja si është gjendja e ambasadores turke

Nov 16, 2018 | 21:40
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç u plagos nga një aksident në fshatin Mramor. Kiliç ka pësuar lëndime trupore dhe është duke marrë ndihmë mjekësore në QKUK. Për gjendjen e ambasadorës ka folur për “Express,” Avdush Bajgora shef i repartit të Emergjences, në spitalin publik të Prishtinës.

kivilcim-kilic_1542398833-905140

“Ambasadoren e kam pranuar unë si shef i ekipes së reanimimit dhe gjatë pranimit ajo ka qenë e vetëdijshme. Janë bërë menjëherë analizat biokimike dhe hematologjike. Pastaj janë kryer edhe diagnostikimi tomografik dhe është konstatuar se ajo ka frakturë të klavikulës, frakturë të katër brinjëve në anën e majtë, kontuzione hemorragjike në mushkëri dhe si pasojë gjendja e saj është serioze por jashtë rrezikut për jetë”. 

“Ende gjendet ne spital dhe pritet qe ne vijim  t’i behet edhe një CT abdominale”, ka thënë Avdush Bajgora shef i repartit te Emergjences në QKUK.

***

Aksident i rëndë, tre të vdekur dhe katër të plagosur, mes tyre edhe ambasadorja turke

Tre persona kanë ndërruar jetë dhe katër person janë lënduar në aksidentin ku është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Florije Ahmeti.

“Në ora 18:25 kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë  një nga personat e lënduar ne aksidentin qe ndodhi sonte ne  fshatin Mramor”, shkruan Gazeta Express.

Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se para një ore në aksidentin e rëndë që u përfshinë tri vetura kanë humbur jetën dy persona, katër të tjerë janë lënduar.

Foto ilustrim
Foto ilustrim

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Mramor.

“Rreth ores 17:00 ne magjistralen Prishtine – Gjilan, saktesisht me fshatin Mramor, ka ndodhur nje aksident trafiku ku jane perfshire tri automjete, tha Ahmeti më herët.

Në këtë aksident është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Mësohet se edhe ambasadorja ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në QKUK.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura