VIDEO- Aksident i rëndë rrugor, humb jetën një grua, plagoset një tjetër. Detajet e para për ngjarjen

Jan 26, 2021 | 20:02
SHPËRNDAJE

Një aksident me pasoja tragjike është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Dalja e një automjeti nga rruga ka bërë që një grua të humbasë jetën, ndërsa një 22 vjeçare ka mbetur e plagosur.

Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur “Kriporja” në qytetin bregdetar.

Njoftimi: 

Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në  autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç, dhe  është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura