Aksident i rëndë/ Përplasen dy makina, njëra prej tyre përmbyset. Plagosen babai dhe dy fëmijët e mitur

Jun 1, 2020 | 14:44
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin e rrugës “5 Maji” në Tiranë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe dy të mitur.

Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku njëri prej tyre, është përmbysur, e për pasojë janë plagosur drejtuesi i njërit nga automjetet, personi me inicialet G.D , dhe dy fëmijët e tij të mitur, 10 dhe 5 vjeç.

Aksidenti lagjia 5 maji Tirane

Ata janë dërguar menjëherë në spital, ku për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më 01.06.2020, reth orës 14:10, tek kryqëzimi i rrugës “5 Maj”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin E.T., me mjetin me drejtues shtetasin G.D.

Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i mjetit shtetasi G.D , dhe dy fëmijët e tij të mitur 10 dhe 5 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën .

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Aksidenti 5 maji11331 Aksidenti 5 maji1133

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura