Aksident i rëndë në Turqi, 11 të vdekur dhe 44 të plagosur

Jan 20, 2018 | 11:25
SHPËRNDAJE

Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën ndërsa 44 të tjerë janë plagosur në një aksident trafiku në Eskisehir të Turqisë qendrore, raporton Anadolu Agency (AA).

turqi

Sipas informacioneve shoferi i autobusit, nga shkaqe ende të panjohura është përplasur me pemët përskaj rrugës. Në autobus ndodheshin pasagjerët të cilët nga Ankaraja udhëtonin për në Bursa.

Guvernatori i Eskisehir-it, Ozdemir Cakacak dhe shefi i policisë Engin Dinc vizituan udhëtarët e shtruar në spital. Cakacak konfirmoi se në këtë tragjedi 11 persona humbën jetën.

Ai tha se të lënduarit nuk kanë plagë serioze dhe se kryesisht bëhet fjalë për fraktura. Guvernatori u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave ndërsa të plagosurve u dëshiroi shërim të shpejtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura