Aksidenti në Rrëshen, 10 të plagosurit transportohen në Tiranë në gjendje të rëndë

Jul 27, 2015 | 20:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Dhjetë personat që mbetën të plagosur rëndë nga një aksident të ndodhur ditën e sotme në Rrëshen, janë transportuar në Spitalin e Traumës.  

Mësohet se mes tyre janë edhe dy fëmijë, të cilët raportohen në gjendje të rëndë. Në Spitalin e Traumës, ka mbërritur edhe vetë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. 

Aksidenti ndodhi sot rreth orës 17:50 në dalje të qytetit të Rrëshenit, pranë një pike karburanti.

aksidenti1
Foto nga aksidenti

Mësohet se dy automjete – një tip “Volkswagen” dhe një tip “Ford”-  janë përplasur me njëra-tjetrën.

Transportimi i te plagosurve ne Spitalin e Traumes ne Tirane
Transportimi i te plagosurve ne Spitalin e Traumes ne Tirane

Të plagosurit, janë dërguar fillimisht në Urgjencën e Spitalit të Rrëshenit, më pas u dërguan dy e nga dy me helikopter në Tiranë. 

Ata janë: Agron Ahmetaj, 40 vjeç; Artiola Ahmetaj, 18 vjeçe; Merita Bytyçi, 41 vjeçe, Azem Bytyçi, 46 vjeç, Lavdi Ahmetaj, 46 vjeç; Elsuida Ahmetaj, 20 vjeçe; K.A. 16 vjeç; K.A. 12 vjeç; E.B. 14 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Deri tani dyshohet se shkak mund të ketë qenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura