Aksident i rëndë në Pukë, plagoset një 18-vjeçar dhe transportohet me helikopter drejt Tiranës

Aug 26, 2018 | 19:18
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Dedaj të Pukës dhe mësohet se një makinë ka dalë nga rruga.

Informacionet parprake bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur A. Mehmeti, 18 vjeç.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

I plagosuri 18-vjeç është dërguar me urgjencë në spitalin e Pukës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa pritet që të transportohet me helikopter në Tiranë në spitalin e Traumës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura