Aksident i rëndë në Milot, makina përplas për vdekje kalimtaren

Jun 19, 2018 | 7:49
SHPËRNDAJE

Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçareje është shënuar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:20, pranë aksit rrugorë lezhë-Milot.

Mjeti tip Benz me drejtues shtetasin L.Gj. 54 vjeç, banues në Pukë, ka përplasur këmbësoren shtetasen P.P. 62 vjeçe banuese në Shkodër e cila ka humbur jetën.policia-aksident-naten-2

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura