Aksident i rëndë në Itali/ Makina del nga rruga dhe përplaset me një pemë, humbin jetën 4 të rinj, mes tyre një shqiptar

Aug 14, 2022 | 10:38
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mëngjesit në Itali në zonën e Trevisos ku kanë humbur jetën 4 të rinj, mes tyre edhe një shqiptar.

aksidentitali

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit në rrugën Cordignano. Sipas mediave italiane, të rinjtë po ktheheshin në shtëpi me makinë.

Në kthesë, makina tip “Volksëagen Polo” ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Kjo ka rezultuar fatale për 4 të rinjtë të cilët nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të marra.

Viktimat janë identifikuar me inciale, D.D., M.D., D.O. dhe Xh.K. me origjinë shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura