Aksidenti në Gjirokastër me 5 të plagosur, policia jep detajet

Sep 13, 2017 | 16:05
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Mashkullorë, ku për pasojë janë lënduar 5 persona.

MAKIAN

Mësohet se një automjet tip ‘Fouristradë’ është përplasur me bordurën anësore të rrugës në Kordhoc.

Policia e Gjirokastrës teksa dha më shumë detaje rreth aksidentit njofton se pesë personat e plagosur janë banues në Sarandë.

Ata ndodhen të gjithë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

Njoftimi i Policisë:

Njoftohemi se në vendin e quajtur “Serat e Mashkullorës”, në segmentin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, mjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin A.A, me targa SR 8185 B, ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Për pasojë janë dëmtuar 5 shtetasit që ndodheshin në mjet, drejtuesi i mjetit shtetasi A.A dhe pasagjerët Sh.A, V.A, K.A dhe F.P, banues në Sarandë. Të dëmtuarit janë transportuar për në spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura