Aksident i rëndë në Fier-Lushnje, dy të vdekur. Makina përfundoi në kanal

Jul 3, 2017 | 7:53
SHPËRNDAJE

Dy persona mbeten te vdekur ne nje aksident te rende qe ndodhi mengjesin e sotem në aksin Fier-Lushnje.  Sipas te dhenave te para mesohet se aksidenti ndodhi rreth orës 05:40 në aksin Lushnje-Fier.

aksidenti

 

Sipas policise, makina tip “Renault”, me targë AA 468 PY ka dalë nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe ka rënë në kanal.

Nga aksidenti ka nderruar jete shtetasi F.N, 61 vjeç, banues në Tiranë, i cilicili vdiq ne spital. Nderkohe qe shtetasi P.Z, 54 vjeç, banues në “Myslym Shyri”, Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Lushnje. Në datën 03.07.2017, rreth orës 05:40, në autostradën Fier-Lushnje, ka dalë nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe ka rënë në kanal mjeti tip “Renault”, me targë AA 468 PY.

Me gjithë vështirësitë e vendit dhe dëmtimit të rëndë të mjetit, shërbimet e policisë, ato të zjarrfikëses dhe urgjenca e spitalit kanë bërë të mundur nxjerjen nga makina të të dy shtetasve të aksidentuar.

Paraprakisht dyshohet se  shofer ishte shtetasi F.N, 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në orën 07:25 ndërroi jetë.

Ndërsa pasagjer ishte shtetasi P.Z, 54 vjeç, banues në lagjen “Myslym Shyri”, Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura