Aksident në aksin Burrel-Klos, raportohet për 6 persona të plagosur! Ja si është gjendja e tyre

Jan 20, 2023 | 10:07
SHPËRNDAJE

Të paktën 6 persona kanë mbetur të plagosur pasi dy automjete u përfshinë në një aksident në aksin Burrel-Klos.

aksident-14-770x434

Akidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kuq”, ndërsa personat e plagosur janë dërguar në spital.

Të plagosur lehtë kanë mbetur drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Mat/informacion paraprak

Në aksin rrugor Burrel-Klos, shtetasi D.T., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin L.K. dhe si pasojë janë lënduar lehtë drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura