Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, një viktimë dhe dy të plagosur. Policia jep detajet e para

May 15, 2019 | 15:45
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” janë përplasur automjeti tip “Benz” me automjetin tip furgon.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip “Benz” si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në mjetin tip furgon të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura