Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Nov 18, 2019 | 17:56
SHPËRNDAJE

Një person ka humbur jetën pasditen e  sotme në Elbasan, si pasojë e një aksidenti.

077e9d38-f929-4c2c-a10c-5d3b907db9ef

Aksidenti ndodhi në lagjen “28 nëntori”, ku këmbësori, rreth 60-vjeç, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është përplasur për vdekje nga një automjet.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, ndërsa po heton lidhur me ngjarjen.

Njoftimi plotë i policisë:

Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi L.K., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura