Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga e përplaset me trafikndarësen, humb jetën 22-vjeçari

Jan 21, 2020 | 17:23
SHPËRNDAJE

Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në Rrogozhinë, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ku një makinë ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurat.

auto_auto_auto_peje-nje-i-vdekur-ne-aksident-trafiku
foto ilustrim

Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar, ndërsa viktimë ka mbetur drejtuesi i automjetit, 22-vjeçari me inicialet O.L..

Njoftimi i plotë i policisë:

Kavajë/Informacion Paraprak.

Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura