Aksident i rëndë me tre të vdekur në Gjakovë, mediat: Dyshohet se viktimat janë nga Shqipëria

Apr 17, 2021 | 10:20
SHPËRNDAJE

aksident gjakove

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Raçë të Gjakovës, ku kanë mbetur të vdekur tre persona.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të së shtunës.

AKSIDENTI-e1618645972987-780x439

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar për një aksident në fshatin Raçë. Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dal jashtë rrugës kanë qenë tre persona.

Në vendin e ngjarjes kanë dal ambulanca, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, sipas medias kosovare ‘Syri-vizion” të aksidentuarit dyshohet se janë shtetas të Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura