Aksident i rëndë, humb jetën një 35 vjeçare. Të dhënat e para

Nov 16, 2019 | 18:00
SHPËRNDAJE

Një 35 vjeçare ka humbur si pasojë e një aksidenti automobilistik që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Kamzës në Tiranë.

aksident-naten-1-650x358

Policia thotë se viktima është shtetasja me iniciale P.A, 35 vjeçe. Gruaja ishte kalimtare në rrugë kur është përplasur nga një automjet. Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:35 në rrugën “Demokracia” në kryqëzim me Bulevardin “Blu”  automjeti me drejtuese shtetasen  B.D, ka përplasur  këmbësoren P. A.,35 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja P. A ka ndërruar jetë. Shtetasja B. D është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura