Aksident i rallë, një gur prish ndeshjen miqësore

Aug 13, 2017 | 14:06
SHPËRNDAJE

Disa ditë punë in tensive, temper atura të pranueshme, një fushë perfekte dhe gjithçka gati për një miqësore luksi. Orikumi kishte ditë që po përgatiste përballjen me Apoloninë, e përcaktuar të luhej dje, në orën 18:00, në stadiumin e qytetit.

Orikumi

Madje, që në orët e para të mëngjesit, trajneri Albert Haxhija nuk e kishte përmbajtur dot entuziazmin duke postuar foto nga fusha dhe stadiumi i Orikumit në profilin e tij në “Facebook” ku lajmërohej për miqësoren me fierakët.

Gjithçka ishte gati, ndërsa edhe moti po tregohej i mëshirshëm me temperaturat të ulura ndjeshëm në krahasim me valën “luçifer” që kishte pushtuar Shqipërinë dhe Europën prej më shumë se dhjetë ditësh.

 AKSIDENTI

Një gur gjigant ka prishur “festën” që po bëhej gati në Orikum. Paradite, në vendin e quajtur “Kalaja” në dalje të Vlorës, rrugës drejt Orikumit, një gur i përmasave të mëdha dhe një masiv dheu janë shkëputur nga kodra duke zënë fillimisht një makinë që po kalonte aty dhe u bllokua edhe rruga.

Bllokimi i rruges

Për më shumë se tri orë, rruga ka qëndruar e bllokuar, ndërsa janë krijuar radhë kilometrike në të dyja krahët. Kjo për shkak të fluksit të madh të makinave që lëviznin drejt plazheve.

Në një situatë të tillë, klubi fierak është njohur menjëherë me situatën dhe në marrëveshje edhe me drejtuesit e Orikumit është vendosur që takimi miqësor të anulohet. Tashmë, klubet do të përcaktojnë një datë tjetër se kur do të luhet miqësorja mes tyre.

EKIPI

Pavarësisht kësaj, Orikumi ka vazhduar normalisht stërvitjen. Pasdite, bregdetarët janë vënë nën urdhrat e Haxhiajt dhe kanë zhvilluar seancën e radhës.

Stadiumi i orikumit

Ndërsa stafi teknik parashikon që nesër të luajë një miqësore ndaj Bylisit. Gjithashtu, edhe Apolonia ka vazhduar normalisht stërvitjen ditën e djeshme pas anulimit të ndeshjes miqësore.

Orikumi i ka synimet e qarta për sezonin e ri ku do të kërkohet ngjitja në Kategorinë e Parë. Ekipi iu afrua shumë ngjitjes, por u mund në “Playout” ndaj Tërbunit në fund të kampionatit të kaluar.

Olsen Llambro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura