Aksident i frikshëm në Kavajë, furgoni përplaset me trafikndarësen

Jun 18, 2016 | 20:10
SHPËRNDAJE

Një makinë është aksidentuar këtë të shtunë në Kavajë, ku siç duket edhe nga fotot dhe video, është përplasur me trafikndarësen që e ka çarë tejpërtej.

Sipas raportuesit të “jetaoshqef”, makina ka devijuar disa herë, duke bërë që të mendohet se shoferi ka qenë në gjumë.

Kështu, makina ka qenë duke ecur me shpejtësi teksa është përplasur dhe copa të saj kanë përfunduar në mes të rrugës.

Drejtuesi i mjetit është carë në pjesën e kokës, ndërsa ishte i gjakosur edhe në këmbë.

Sipas raportuesit, i plagosuri u dërgua në spital nga kalimtarë të rastit.

5-7 6-7 7-3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura