Përplasje e frikshme në Berat/ Pranga drejtorit të Doganës, aksidentoi 3 persona

Jan 14, 2017 | 16:46
SHPËRNDAJE

BERAT- Tre pjesëtarë të një familje janë aksidentuar rëndë mesditën e sotme në Berat si pasojë e një aksidenti ku është përfshirë dhe drejtori i Doganës.

MAKINA E PERPLASUR

Aksidenti ndodhi në aksion nacional Berat- Lushnje, në dalje të Urës Vajgurore, ku një mjet tip Benz me targa AA 843 PE, që drejtohej nga Drejtori i Doganës në Berat, Mirjan Prifti, është përplasur me mjetin tip Opel, AA 299DO, që drejtohej nga 19 vjecarja me inicialet A.T.

Kjo e fundit mësohet se udhëtonte në drejtim të qytetit të Durrësit, ku jetonin prej disa kohësh sëbashku me vjerrën e saj, shtetasen me inicialet E. B, 64 vjece dhe vjerrin e saj, shtetasin me inicialet S.B, 69 vjec, në momentin që është përplasur me mjetin tip Benz që udhëtonte në drejtim të qytetit të Beratit dhe drejtohej nga 36 vjecari, banues në Fier.

Përplasja e dy mjeteve që udhëtonin në krah të kundërt me njëra tjetrën ka qënë e fuqishme dhe mjeti tip Opel, ku udhëtonin familjarët ka dalë krejtësisht nga rruga duke u përplasur me bordurën mbrojtëse.

MAKINA

Si pasojë e këtij aksidenti mësohet se janë plagosur të tre personat që udhëtonin në mjetin tip Opel dhe menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal të qytetit të Beratit.

Burime nga Reparti i Kirurgjisë bëjnë me dije se të tre të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë shëndetsore, ndërkohë që 64 vjecarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar, ndërkohë që dy të plagosurit e tjerë ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve të Beratit.

POLICIA NE VENDNGJRJE

Menjëherë pas marrjes së informacionet ekspertët e Qarkullimit Rrugor mbërritën në vendin e ngjarjes, ku konfirmuan se drejtuesi i mjetit tip Benz është drejtori i Doganës Mirjan Prifti i cili eshte arrestuar dhe po punohet për të zbardhur motivet e këtij aksidenti.

Nga ana tjetër Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit ka konfirmuar se Mirjani ka marrë vetëm lëndime të lehta.

Dilaver Xhelili- Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura