Aksident ajror për aktorin Harrison Ford, plagoset (FOTO/VIDEO)

Mar 6, 2015 | 10:02
SHPËRNDAJE

Aktori Harrison Ford ka mbetur i plagosur në një aksident ajror. Sipas ‘MailOnline’ avioni i vogël 1-vendësh me helikë, me të cilin ai po udhëtonte, u rrëzua në një fushë golfi, siç duket edhe nga pamjet.

[portfolio_slideshow] 

Raportohet se ngjarja ndodhi rreth mesnatës. Sipas raporteve dyshohet se motori i avionit ka pësuar një avari për shkaqe ende të pakonfirmuara.

Aktori hollivudian, 72 vjeç, është dërguar në spital. Mjekët thonë se gjendja e tij paraqitet shqetësuese. Dëshmitarët thanë se aktori ishte i gjakosur në fytyrë, kur u nxorr nga avioni.

Ford ishte nisur në fluturim me avionin personal, një model ushtarak të vitit 1942, nga aeroporti i Santa Monikës.

Ai është një pilot me eksperiencë, pasi piloton prej vitit 1960. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura