“Aksi” Paris-Torino, projektohet shkëmbimi i mesfushorit të PSG-së me sulmuesin e Juventusit

Jun 24, 2022 | 10:02
SHPËRNDAJE

Juventusi është hedhur në një sulm aq të fortë për Leandro Paredesin, saqë dje ka hartuar edhe planin për ta bërë për vete argjentinasin.

moize ken

Madje, duke u nisur edhe nga fakti se në Paris e kanë pëlqyer shumë Mois Kenin në vitin e tij të huazimit (sezoni 2020-2021), ata duan që ta rikthejnë dhe “Zonja e Vjetër” u ka ofruar transalpinëve një shkëmbim kokë më kokë mes të dyve.

Nëse Juvja sipas akordit duhet t’i paguajë Evertonit 28 milionë euro për shlyerjen e Kenit, nga ana tjetër PSG-ja e vlerëson Paredesin 30 milionë euro.

LEANDRO PAREDES

Prandaj, duke parë se shifrat e dy lojtarëve janë pak a shumë të njëjta, ekzistojnë shanse të rëndësishme që shkëmbimi mes të dyve të mund të ndodhë dhe në këtë mënyrë Juvja t’i shtojë vetes një tjetër mesfushor me shumë eksperiencë si Paredesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura