Akademia e Shkencave konferencë në përvjetorin e lindjes së dy shkrimtarëve të mëdhenj/ Balla: Botohen për herë të parë Tema e Diplomës së Dritëroit mbi tregimet e Migjenit

Oct 13, 2021 | 11:35
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla i ka shprehur mirënjohjen Akademisë së Shkencave për organizimin e Konferencës Shkencore në 90-vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit dhe 110-vjetorin e lindjes së Migjenit.

shkrimtar

Në këtë konferencë po botohen për herë të parë Tema e Diplomës së Dritëroit mbi skicat dhe tregimet e Migjenit.

POSTIMI I PLOTË

Nderojmë sot 90-vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit si dhe 110-vjetorin e lindjes së Migjenit!

Mirënjohje Akademisë së Shkencave për organizimin e Konferencës shkencore në këtë përvjetor, duke botuar për herë të parë edhe Temën e Diplomës së Dritëroit mbi skicat dhe tregimet e Migjenit.

“Kohë më vonë e ndofta më shumë,

Kur të ketë bleruar një dardhë

Dhe kur lumi në prill të zbresë me shkumë,

Unë e di, do vij me kalin e bardhë,

Para jush do shfaqem,-që s’patet fat të më njihni,

Se disa nga ju vërtet u lindën më vonë

Dhe të tjerët mbase s’e dinin

Që mes tyre jetoja diku në një dhomë”. #DritëroAgolli

Shumë prej nesh e njohin si prozator, publicist, eseist, mendimtar, kritik por Dritëroi ka qenë edhe një zë shumë i rëndësishëm përgjatë proceseve demokratike si një mendimtar politik, me një kontribut të pazëvendësueshëm në fillimet e Partisë Socialiste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura