Akademia e Shkencave/ Artan Fuga, kundër projektligjit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj

Feb 22, 2018 | 9:21
SHPËRNDAJE

Akademiku Artan Fuga ka shprehur rezervat e veta në lidhje me projektligjin për Akademinë e Shkencave. Sidomos, ai është treguar kritik për ato nene që parashikojnë kriteret dhe procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të ASH.

ArtanFuga

Fuga i ka parashtruar grupit të punës për reformimin e Akademisë një material me 19 pika, ku kundërshton platformën e paraqitur prej tyre.

Sipas Fugës, kriteret për pranimin e anëtarëve të rinj të Akademisë nuk janë të njëjta me anëtarët ekzistues, që janë subjekt i reformës. Kritiku i Akademisë zbulon se janë vendosur standarde të dyfishta edhe për pranimin e akademikëve që vijnë nga politika.

“Të gjitha kërkesat që mendohen t’u vihen kandidatëve të rinj për anëtarësim në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, duhet të kërkohen e të zbatohen edhe për anëtarët e rregullt ekzistues. Dokumenti parashtron kërkesa për plotësim kriteresh nga kandidatët e rinj, por nuk kërkon që po ato kritere të përmbushin edhe nga akademikët ekzistues. Pra, ka vend që të kalojë në filtër edhe veprimtaria shkencore e ekzistuesve”. Sipas Fugës, “dokumenti i parashtruar për diskutim e sheh akademikun me veprimtari si ajo e profesorit, por me ndryshime vetëm sasiore, flitet për më shumë botime, më shumë artikuj, më shumë kumtesa etj. Ky është defekti sepse janë parë kriteret e pranimit të shkëputura nga roli i ri që duhet të luajë Akademia e Shkencave, për të mos qenë thjesht një institut kërkimor i ndërtuar keq, si konglomerat kërkuesish, që vijnë nga fusha pa lidhje me njëra-tjetrën”.

Fuga ka kërkuar që pastërtia e figurës, pra, verifikimi për bashkëpunim me ish-Sigurimin e Shtetit, të kërkohet edhe për anëtarët ekzistues, jo vetëm ata të rinj. “Kam mendimin se me kriteret që kërkohen për veprimtarinë shkencore të një kandidati për akademik, më shumë matet “fuqia komunikative” e kandidatit sesa niveli i tij i kërkimit shkencor. Tjetër është komunikimi i shkencës dhe tjetër është kërkimi shkencor. Këto dy koncepte janë ngatërruar me njeritjetrin”, është shprehur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura