Akademia e Notit ‘Te Stela’, frymëzim për Akademinë Kombëtare të Notit

Apr 30, 2016 | 20:13
SHPËRNDAJE

Katër vitet e historisë së Akademisë së Notit Te Stela rritën nivelin sportiv dhe profesional të mbi 1000 pjesëmarrësve në këtë iniciativë.

13115886_1727998000776690_2097121730_nKushtet cilësore, arritjet e larta dhe pasioni i punës në këtë Akademi zgjoi interesin dhe frymëzoi Federatën Shqiptare të Notit të organizojë Akademinë Kombëtare të Notit.

AN Te Stela u krijua në vitin 2012 pranë Te Stela Resort si një iniciativë serioze e praktikimit të sportit të notit në nivel amator e profesional. Profesor Sadik Mema, i cili është edhe Drejtori i kësaj Akademie, na tregon rrugëtimin e kësaj sipërmarrjeje, avantazhet e Akademisë si dhe planet për të ardhmen.

13115854_1727997997443357_992949278_n Akademia e Notit Te Stela ofron për të gjithë dashamirësit e këtij sporti, por jo vetëm, kushtet më të mira teknike dhe profesionale për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktiviteteve sportive te notit.

Dy pishinat e saj dimërore gjysmë olimpike si dhe pishina e hapur verore mundësojnë hapësira të gjera trajnimi dhe përgatitjeje. Një ndikim shumë të rëndësishëm në zhvillimin e sportistëve të rinj luan edhe stafi profesional e i aftë i kësaj Akademie, të cilët kanë mbaruar apo janë në ndjekje të Universitetit të Sporteve.

13089975_1727997994110024_942131285_nMbështetja e papërtuar dhe vizioni i qartë i Administratës si dhe suporti i faciliteteve të tjera të Resortit e kanë bërë sot Akademinë e Notit Te Stela të vetmin ambient ku organizohen aktivitetet sportive nga Federata Shqiptare e Notit si dhe vetë Akademia.

Profesor Mema thekson me bindje të plotë se një mbështetje e madhe vjen edhe nga prindërit e notarëve të rinj të cilët besojnë në punën e profesorëve dhe në kushtet e Akademisë duke kontribuar me kohën dhe të ardhurat e tyre.

Kalendari i Veprimtarive të Akademisë së Notit Te Stela e gjen atë të zënë gjatë gjithë sezonit me organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve kombëtare të vetë Akademisë, të Federatës Shqiptare të Notit apo edhe në pjesëmarrje në aktivitete ndërkombëtare që organizohen në Shkup, Herceg Novi, Dubrovnik, Selanik, Prishtinë etj. Gjithashtu notarët e kësaj Akademia janë pjesëmarrës të përhershëm në Kampionatet Evropiane, Botërore dhe Olimpiada të ndryshme të notit.

Aktivitete të Akademisë së Notit Te Stela (Sezoni Shtator – Qershor)

– Kupa Pavarësia, Nëntor (Aktivitet Ndërkombëtar)

– Notojmë dhe Festojmë (Aktivitet për fëmijët e AN Te Stela)

– Kupa Perspektiva, Dhjetor (Aktivitet Ndërkombëtar)

– Kupa Arben Jorgoni, Janar (Aktivitet Kombëtar)

– Sprinter Day, Pranverë (Aktivitet Kombëtar)

– Notim 3000m (Aktivitet për amatorët 40-65 vjeç)

Aktivitete Kombëtare organizuar te Akademia e Notit Te Stela

– Kampionati Kombëtar për fëmijë, Mars

– Kampionati Kombëtar për të rinj e të rritur, Prill

– Kampionati Kombëtar i veteranëve, Prill

Niveli i lartë i profesionalizmit dhe cilësia e lartë drejtuese dhe menaxhuese e Akademisë së Notit Te Stela do e drejtojë atë në marrëveshjen me FSHN-në për njohjen zyrtare të rezultateve të garave të zhvilluara nga vet kjo Akademi.

Puna sistematike dhe e përkushtuar e notarëve dhe profesorëve i ka dhënë kësaj Akademie 88 rekorde Kombëtare në pishinën 25m dhe 39 rekorde Kombëtare në pishinën 50m për të gjitha grup-moshat, të rinjtë dhe të rriturit.

Këtu vlen të përmenden edhe ata të cilët vendosin gjithë pasionin, kohën dhe përkushtimin e tyre në arritjen e këtyre rezultateve.

– Deni Baholli, Notari më i mirë për të rinj e të rritur – Gresi Koxhaku, Meshkuj deri 10 vjeç

– Hubert Çurçia, Meshkuj deri 12 vjeç – Vivian Xhemollari, Femra deri 10 vjeç

– Sonia Kapedani, Femra deri 12 vjeç Sezoni i fundit ishte shumë i suksesshëm për Akademinë e Notit Te Stela.

Kërkesat dhe synimet e profesorëve dhe vet notarëve ishin shumë të larta. Kupa Pavarësia dhe Kupa Perspektiva i solli AN Te Stela fitoren e të dy kupave për meshkuj dhe për femra në të dyja organizimet. Kjo Akademi arriti të fitonte edhe kupën Arben Jorgoni.

Në mitingun sportiv të notit organizuar në Malin e Zi e ku merrnin pjesë 31 ekipe, Akademia e Notit Te Stela arriti të ngrinte lart dy kupa. Sukses ka pasur edhe në organizimet e FSHN-së. Në Kampionatin Kombëtar të Fëmijëve u fituan të dyja kupat për meshkuj e femra dhe u arrit të përmirësoheshin 29 rekorde kombëtare.

Ndërkohë në Kampionatin Kombëtar të të Rriturve, kjo Akademi shtoi listën e fitoreve të veta me dy kupa të tjera, femra të reja dhe femra të rritura. Në këtë kompeticion, Deni Baholli u shpall Notari më i Mirë për të Rinj e të Rritur si dhe u përmirësuar 23 rekorde kombëtare.

E ardhmja, për profesor Sadik Memën, është vazhdimi i punës plot pasion e vendosmëri çka do të sillte edhe rezultate më të larta. Ndërkohë që në planet e afërta është edhe krijimi i “Te Stela Junior” që ka qëllim rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve në aktivitetet sportive të notit.

Ndërkohë që profesor Mema na rikujton se: “Noti është sporti më i bukur, i bukurisë fizike e trupore, shëndetit, relaksit mendor si dhe është një sport që mund të praktikohet në çdo moshë. Ushtrohuni që të jeni të shëndetshëm dhe ta gëzoni jetën në çdo mundësi që ju jepet! Kjo vlen shumë më tepër për fëmijët, atë moshë kur merr formë zhvillimi fizik, harmonik dhe një mirëqenie e organeve jetësore gjë që i paraprin një jete më të shëndetshme dhe më aktive”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura