AK, SpahiuL Borxhi po rrezikon sovranitetin

Dec 9, 2012 | 12:09
SHPËRNDAJE
AK në Elbasan

ELBASAN- Kreu i Aleancës Kuq e Zi akuzoi sot qeverinë se po rrezikon sovranitetin e vendit nëpërmjet rritjes së borxhit publik.

Spahiu ishte në qytetin e Elbasanit, ku premtoi kthimin e pasurive natyrore, si nafta, kromi, bakri, turizmi dhe shumë pasuri të tjera, të cilat sipas nuk janë të qeverisë por  të qytetarëve shqiptarë,

“22 vjet më parë miliona shqiptarë thërrisnin ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, po pas një çerek shekulli Europa na i ka mbyllur dyert për të disatën herë. Mesazhi i Europës është krejt i qartë: ‘Largoni krokodilin e politikës dhe më plakun e sistemeve totalitare”, – tha Spahiu ndërsa akuzoi kryeministrin Berisha për refuzimet  e statusit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura