AK: Presidenti të shpërndajë Kuvendin, zgjedhje të parakohshme

Mar 3, 2015 | 9:38
SHPËRNDAJE

Aleanca KuqeZi, duke reaguar pas zhvillimeve me te fundit ne grupin e PS, kerkon nga kreu i shtetit te shperndaje Kuvendin dhe ta coje vendin ne zgjedhje te parakohshme.

Kreshnik Spahiu

“Shteti ka rënë nën konrollin e organizatave krimiale, të cilat blenë me 50 euro, votat e afro 30% të popullsisë së varfër duke sjell në pushtet një grup trafikantësh. Videot dhe provat që do publikohen së shpejti do e çojnë Shqipërinë në një 21 Janrar 21 herë më të madh dhe më agresiv se ai i 4 viteve më parë.  Pagesat për vrasjen e njëri-tjetrit janë fundi i një telenovele kriminale që po e paguajmë shumë shtrenjtë”- njofton AK permes nje deklarate per media.

Ne kushte te tilla, AK paraqet rrugen e shpetimit sipas saj, duke renditur disa kerkesa: 

1) Presidenti i Republikës të shpërndaj Kuvendin dhe bandat parlamentare si dhe të shpalli datën e zgjedhjeve të parakohshme.

2) Të publikohen tabulatet telefonike të 140 deputetëve dhe çdo politikani apo funksionari të lartë në 5 vitet e fundit

3) Kandidatët të bëjnë testin e drogës dhe të publikojnë certifikatat e pastërtisë nga Interpoli.

Pa dekriminalizimin e partive politike Aleanca KuqeZi nuk pranon të bashkohet në asnjë koalicion bandash parlamentare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura