Ajsi Xhaxhaj e “Kripmjaltëzave”, fytyra e re e “Agon Channel”

Dec 27, 2014 | 18:22
SHPËRNDAJE

Të gjitha televizionet kanë xhiruar tashmë programet televizive për natën e ndërrimit të viteve, një konkurrencë ndryshe kjo mes aktorëve të humorit dhe prezantuesve më të njohur. Televizioni “Agon Channel” tashmë ka realizuar programin e Vitit të Ri, i prezantuar nga vajza simpatike, Ajsi Xhaxhaj, fyryra e re e këtij televizioni. Ajo arriti të bëhet prezantuese e një programi të saj, pasi u shpall fituese e “reality show-t” me titull “Free Pass”, që u transmetua çdo ditë të javës në këtë televizion. Konkurrentët që u vunë në garë për një vend pune si moderatorë dhe imazhe të reja të këtij televizioni, u votuan më pas nga publiku, i cili shpalli fituese Ajsin. Ajsi, e cila në fëmijërinë e saj ka marrë pjesë në shumë aktivitete artistike, ra në sy gjatë këtij kompeticioni për pamjen e bukur dhe lirshmërinë para kamerave.    
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura