Ajsi Xhaxhaj e “Kripëmjaltëzave” nis tjetër aventurë, tani protagoniste në një film aksion

Nov 19, 2015 | 11:53
SHPËRNDAJE

alsi2

Ajsi Xhaxhaj, e njohur si protagonistja kryesore e “Kripëmjaltëzave”, pas mbylljes së televizionit “Agon Channel”, ku punonte si moderatore, ka marrë oferta të ndryshme. Një prej tyre është si moderatore në një tjetër ekran, kontratën me të cilën do e lidhë në janar, ndërsa tani sapo ka nisur xhirimet për një film me metrazh të gjatë, ku 20-vjeçarja do të jetë protagonistja kryesore. “Sapo kam filluar punën për xhirimet e një filmi të ri aksion të Drilon Hoxhës, i cili së fundi kishte shfaqjen e premierës në kinema të filmit ‘Drejt fundit’. Do të jetë një film aksion, dhe unë do të kem rol protagonisteje. Çfarë mund të zbuloj që tani është se do të jetë një rol surprizues, që do të thotë se mund të shfaqem ndryshe, e mund të dal ndryshe si karakter”, tha ajo për gazetën “Panorama”. Ndërsa për detajet e punës së re në një tjetër televizion, ka vendosur ta zbulojë më vonë, kur të jetë gjithçka më konkrete.

 

Ajsi Xhaxhaj, e cila u bë e famshme që fëmijë, u rikthye në ekran sezonin e kaluar televiziv, pas pesë vitesh mungesë. Ajo mori pjesë në audicionin “Free Pass” të “Agon Channel”, ku dhe u shpall fituese mes 400 konkurrentëve. Pasi kaloi fazat e para të panelit gjykues, në fund triumfoi në sajë të votave që i dha publiku, duke e shpallur fituese. Kjo ishte shumë e rëndësishme për të, pasi në këtë mënyrë fitoi një punë të mirëfilltë në televizion, si moderatore e dy formateve, “Agon Land” dhe “Top Five”. Paralelisht me angazhimet e saj në ekran dhe kinema, Ajsi ndjek studimet e larta për Administrim dhe Politikë Sociale pranë Universitetit të Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura