“Ajo ulet atje në piedestalin mbretëror dhe…”- Vëllai i pastrehë i Meghan “shpërthe” në akuza ndaj saj: Lidhja me të më ka shkatërruar

Feb 16, 2020 | 16:46
SHPËRNDAJE

Vëllai i pastrehë i Meghan Markle ka lëshuar akuza ndaj saj dhe Pric Harry-t, ndërsa tha se ata bëjnë shumë për kauza të mira e bamirësi, por asgjë për familjen e tyre.

Tom Markle, 56-vjeç, vëllai i Meghan nga babai, mbeti i pastrehë pasi humbi punën dhe u nda nga bashkëshortja. Ai pretendon se mbiemri i tij e ka penguar për të gjetur një punë tjetër. “Të qenit i lidhur me Meghan gati më ka shkatërruar”, tha ai, sipas “Daily mail”.

24800460-8009459-It_comes_as_the_Duke_and_Duchess_of_Sussex_were_spotted_together-a-49_1581848705220

“Nëse nuk do të kishte qenë nëna ime, unë do të isha poshtë ndonjë ure duke fjetur mbi një karton. Ajo ulet atje në piedestalin e saj mbretëror dhe do ta shikonte këtë të ndodhte, të paktën të kishte bërë punët e saj humanitare edhe për ne”, vijoi ai.

Deklarata e tij vjen pasi Duka dhe Dukesha e Sussex  u panë bashkë për herë të parë që pas Megxit, teksa dolën nga një aeroplan në Kanada dit ëne  Shën Valentinit.

24800068-8009459-image-m-28_1581847996634

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura