“Ajo s’dëshiron të bëjë më s*ks”, 36-vjeçarri rrëfen si ndryshoi jeta seksuale pasi gruaja mbeti shtatzënë: Netëve ndihem i vetmuar

Apr 17, 2022 | 10:21
SHPËRNDAJE

“Pasi bashkëshortja ime mbeti shtatzënë, nuk dëshiron të kryejë më marrëdhënie seksuale. Ajo mendon se fakti që dua ende një jetë seksuale më bën ‘të paarsyeshme’,”- tregoi një 36-vjeçar për The Deidre.

cift seks1

Rrëfimi i plotë:

Ajo është 35-vjeçe dhe vajza jonë është tre. Kur mbeti shtatzënë, nuk kishte më interes për seksin, as për mua gjithashtu.

Organizoj darka vetëm për ne të dy, por bashkëshortja dëshiron që të jetë edhe vajza jonë e vogël.

Gjatë mbrëmjeve ndihem shumë i vetmuar. Kthehem nga puna në orën 18:00, ndërsa ajo shkon në shtrat përnjëherë me vajzën, në orën 19:30.

Sa herë përpiqem të flas me të, më thotë: “Kjo është jeta familjare”.

Nuk e di se çfarë mund të bëj më shumë.

Deidre përgjigjet: Mos hiq dorë nga bashkëshortja. Duket sikur ajo po përpiqet të balancojë gjithçka pasi është bërë nënë.

Bëni një bisedë të sinqertë dhe shpjegoi se e do dhe që të mungon. Thuaji se dëshiron t’i tregosh dashurinë përmes intimitetit dhe se dëshiron të kalosh kohë me të pa vajzën tuaj pranë.

Së bashku mund të ecni përpara. Ndoshta mund të merrni përsipër një pjesë të kujdesit për fëmijën për të hequr presionin nga ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura