“Ajo që ndodhi dje në Bruksel, dëshpëruese”- Zyrtari i Bashkimit Evropian: Siç e thotë edhe Rama, anëtarësimi në BE është fe dhe…

Jun 24, 2022 | 9:27
SHPËRNDAJE

I ngarkuar me punë i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri,  Alexis Hupin u shpreh i zhgënjyer për atë që ndodhi një ditë më parë në Bruksel, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, sërish nuk morën dritën jeshile për hapjen  e negociatave. Kjo për shkak të vetos bullgare.

Në fjalën e tij të mbajtur në një aktivitet të organizuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Hupin citoi kryeministrin Rama duke thënë se anëtarësimi në BE është një fe. Sipas tij edhe reforma në drejtësi është një fe.

“Reforma në drejtësi shëmbëllen atë që procesi i anëtarësimit në BE është një proces i gjatë dhe i mundimshëm që kam pritur ndonjëherë, është edhe dëshpërues, siç dëshmuam edhe dje.

Sic e thotë edhe kryeministri, anëtarësimi në BE është një fe. Edhe reforma në drejtësi është po kështu një fe dhe të gjithë në jemi dishepuj të kësaj feje.

Është me rendësi që të bëjmë bashkë profesionistet e shteteve anëtarë dhe ato që janë kandidatë për të shkëmbyer mendimet dhe për të parë si mund të çojmë bashkë vlerat dhe të përmirësojmë sundimin e ligjit”, u shpreh zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura