“Po mundet, por ende nuk është asgjësuar”- Mjeku i njohur mesazh qytetarëve për koronavirusin

May 22, 2020 | 17:52
SHPËRNDAJE

Mjeku i njohur, Prof. Dr. Krenar Lilaj ka një mesazh për të gjithë qytetarët në lidhje me koronavirusin.

mjeku-lilaj-600x334

Ai thotë se pas kaq javësh, duket se e keqja po kalon dhe dalngadalë po i rikthehemi normalitetit.

Mjeku bën apel zbatimin e rregullave të distancimit fizik, duke theksuar se virusi ende nuk është asgjësuar.

Mesazhi i plotë i mjekut:

Vetëm pak muaj më parë na u desh të përballeshim me një nga periudhat më të vështira të gjithsecilit. Jeta shoqërore ngriu, ekonomia u paralizua, ndërsa ne mjekët duhet të luftonim me një sëmundje të panjohur, që në botë po merrte shumë jetë. Në sajë të ndihmesës jo vetëm të mjekëve, por edhe të gjithë stafit mjekësor, mjaft pacientë u shëruan.

Me keqardhje mund të them se pati edhe humbje, por na u desh të luftonim me një sëmundje, që në disa raste ishte mjaft e vështirë për t’u trajtuar. Megjithatë, falë dhe sakrificës së mjekëve dhe stafeve mjekësore, mbështetjes së qeverisë dhe qytetarisë që treguan të gjithë, duket se e keqja po kalon. Tashmë dalngadalë po i rikthehemi normalitetit. Njerëzit po i kthehen punës për të dhënë gjithë kontributin e tyre shoqëror.

Megjithatë të mos harrojmë ditët e fillim marsit. Ende duhet të tregohemi të kujdesshëm që vështirësitë e kësaj epidemie të mos përsëriten. Ajo po mundet, por ende nuk është asgjësuar. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që të ruajmë rregullat e distancimit fizik dhe higjienës. Vetëm kështu do të mund t’i rikthehemi normalitetit të plotë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura