“Ajo lan enët dhe pastron…”- Nëna e Rita Orës zbulon anën tjetër të këngëtares që nuk e dinim

Apr 17, 2021 | 21:40
SHPËRNDAJE

Rita Ora ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me nënë e saj, Vera Orën, të cilën e kemi parë shpesh t’i komentojë edhe në rrjete sociale të bijës.

rita ora (4)

Ditën e djeshme, teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5, Vera tregoi disa detaje për këngëtaren që nuk i dinim.

rita ora (6)

Mjekja zbuloi se edhe ata janë një familje normale dhe kur mblidhen të gjithë bashkë, secili kontribuon në punët e shtëpisë, përfshirë edhe Ritën.

rita ora (5)

Këngëtarja merret edhe me larje enësh, edhe ndihmon të ëmën në gatim në mënyrë që edhe ajo vetë të mësohet.

rita ora (3)

Unë Ritës i them: “Mam, ti je super yll, por çdokush në punën e tyre janë super yje. Domethënë të gjithë e kemi një rol sadopak në shoqëri dhe për ne s’ka dallim.

Rita e di që ne jemi një familje normale, domethënë Rita e di që ajo duhet të lajë enët, duhet të pastrojë banjon. Edhe përgatit ushqimin duke më ndihmuar mua dhe mësohet me rregulla”, -tha Vera.

rita ora (8)

Ndërkohë, Rita i kishte përgatitur nënës së saj një videomesazh.

rita ora (1)

Përshëndetje mami. Surprizë. Më ka marrë malli shumë. Doja t’u dërgoj një video për t’ju  treguar marrëdhënien time me mamin dhe gjithçka kam mësuar prej saj.

S’di nga t’ia filloj, por për mua janë etika në punë, vendosmëria dhe vetëbesimi. Faleminderit mami për besimin qe ke pasur gjithmonë tek unë. Të dua shumë dhe Zoti të bekoftë. Mirupafshim!”,- u shpreh artistja në anglisht, pasi në shqip e kishte pak të vështirë.

rita ora (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura