Ajo është 10 muajsh, por peshon sa një vajzë 6-vjeçare (VIDEO)

Mar 2, 2015 | 12:38
SHPËRNDAJE

Një fëmijë dhjetë muajsh peshon afro 19 kilogram, duke e futur atë në regjistrin e fëmijëve me peshën më të madhe për moshën e saj.

Aliya Saleem, e lindur në Indi, nuk ka lindur me nje peshe jo normale, por gradualisht filloi te shendoshet deri sa tani, ajo peshon mesatarisht sa një vajzë gjashtë vjeçare.

Prindërit e saj janë të shqetësuar për shëndetin e saj, pasi një tjetër nga fëmijët e tyre vdiq rreth moshes nje vejçe e gjysme pasi mori peshë në mënyrë të ngjashme.

Nëna e vajzës Shabana Parveen, 25, tha: “Pak muaj pas lindjes ajo nisi te fitonte me shume peshe. Na duhej t’i blenim rroba te reja çdo dy javë sepse nuk i benin me”.

Dr Krishan Chugh, kreu i pediatrisë në Fortis, tha: “Ky është fëmija më i rëndë në moshen dhjetë muajshe që kam parë deri me sot. Ky mund të jetë rasti i nje trashje patologjike apo edhe një çekuilibër hormonal”,- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura