Ajka një kopje e mamit, Xhensila Myrtezaj “sfidon” hapur Bes Kallakun, çfarë do thotë aktori

Sep 22, 2020 | 16:13
SHPËRNDAJE

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë në vitin 2018.

Çifti i dashur për publikun shqiptar mirëpritën në jetë një vajzë, që e quajtën Ajka.

Dhe vogëlushja është një kopje e mamit të saj. Këtë e tregoi vetë këngëtarja me anë të disa postimeve në Instagram.

Ajo ndau ndjekësit disa foto në moshën 11-vjeçare kur ishte pjesë e “Gjeniut të Vogël” që prezantohej nga Alketa Vejsiu.

“Dhe Ajka është një mini-me”- shkroi Xhensila Myrtezaj krahas fotos.

Ndërsa “sfidoi” hapur bashkëshortin e saj, Bes Kallakun teksa iu drejtua: “Kishe gjë për të shtuar?”

Nuk ka pasur ende asnjë reagim nga ana e aktorit të njohur të humorit, në lidhje me faktin se kujt u ngjason më shumë Ajka, mamit apo babit.

/Panoramaplus.al

              

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura