Ajeti pranë transferimit te ekipi i ri, do të stërvitet nga ish-qëndërmbrojtësi i Milanit

Aug 17, 2018 | 12:14
SHPËRNDAJE

Ajeti është gjithmonë e më larg Torinos. Sipas “Tutto Mercato Web” qëndërmbrojtësi shqiptar është pranë kalimit te skuadra e Peruxhias në Serinë B.

ajeti

Trajneri i ekipit është Aleksandro Nesta. Një mundësi e mirë për Ajetin të përfitojë nga eksperienca e një prej më të mirëve. Shqiptari duket se do të mbetet pjesë e futbollit italian, por jo e Seria A. Tratativat pritet të mbyllen ditën e sotme. Sezonin e fundit Ajeti e mbylli te Krotone.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura