Ajeti optimist: Do ta shpëtoj Frozinonen dhe do të fluturoj në Francë

Jan 8, 2016 | 15:53
SHPËRNDAJE

Arilnd Ajeti  bëri një betutim fantastik me Frozinonen duke e nisur aventurën e tij në Serinë A me gol. Prestigjozja italiane, “La gazzetta Dello Sport” i ka kushtuar një artikull mbrojtësit kuqezi duke e pyetur për momentin e mirë që po kalon.

ajeti“Te Bazeli luaja pak dhe kisha dëshirë për një aventurë të re. Frozinone nuk është një klub shumë i madh por është ideali për mua për t’ rritur si futbollist. E kuptoj mirë gjuhën italiane edhe pse kam vetëm dicka më shumë se 1 muaj që ndodhem këtu.

De Biazi më ka folur shumë mirë për Frozinonen dhe më ka këshilluar të transferohem te kjo skuadër. Dy objektivat e mi për vitin 2016-të janë dy të siguroj mbijetesën me Frozinonen dhe të luaj në Euro 2016 me Shqipërinë“, shprehet Arlind Ajeti për të përditshmen italiane.

Ndeshjen e radhës Frozinone do ta ketë ndaj Napolit në shtëpi dhe kjo sfidë mund të konsiderohet edhe si një derbi shqiptarësh në Serinë A pasi luajnë dy mbrojtësit, Hysaj dhe Ajeti përballë njëri-tjetrit.

I pyetur për  përballjen me Elseidin, Ajeti u përgjigj: “Elseidi është një shok shumë i mirë i imi dhe mbi të gjitha një futbollist i madh. Është dicka për mua të luaj përkrah tij në kombëtare. A do të flas me të përpara ndeshjes? Më mirë jo, pasi na nevojitet vemëm fitorja, dhe nuk mund të tolerojmë“.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura